×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 15:54

    Ish kreu i PDK-së, Kadri Veseli është paraqitur sot para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Ben Emmerson, avokati britanik, i cili po e mbron Veselin në Hagë kërkuar që Veseli të lirohet nga paraburgimi deri në ditën kur të fillojë gjykimi ndaj tij, shkruan Reporteri.

    Avokati ka potencuar faktin se Veseli u paraqit vullnetarisht në Hagë, derisa ka lexuar edhe një deklaratë të tij.

    Ndryshe Veseli është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se i ka i dëgjuar dhe i ka lexuar të gjitha pikat e aktakuzës.

    Ish-kryeparlamentari akuzohet për këto vepra penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Këto krime pretendohet se u kryen në prill të vitit 1998.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!