×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati kërkon lirimin me kusht të Hysni Gucatit

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:48

    Jonathan Ellison Rees, avokati i Hysni Gucatit, ka kërkuar nga kryeprokuri Jack Smith lirimin me kusht të klientit të tij


    “Gucati e ka refuzuar arrestimin dhe çështjet që ngritën brenda fletarrestimit. Z.Gucati është në paraburgim dhe mbetet në paraburgim ndërkohë që pret përgjigjen e Prokurorisë. Kërkoj nga ju z.gjykatës, dhënien e lirisë me kusht. Kam bërë edhe një kërkesë me shkrim për lirimin me kusht të z.Gucati”, tha Rees, shkruan Reporteri.net.

    Avokati i Gucatit ka treguar edhe për problemet me të cilat ballafaqohet klienti i tij përfshirë astmën e problemet me lëvizje dhe se janë të gatshëm të japin 5 mijë euro për lirimin e tij me kusht.

    “Kërkoj lirimin me kusht dhe ne ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që i përcaktohet dhe të raportojnë në policinë e EULEX-it”, tha ai.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!