×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Koci për krimin në Gllogjan: Po dëmtohen rëndë hetimet

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 19:45

    Avokati Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

    Ai përmes një postimi në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.

    Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

    Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

    Postimi i plotë:

    Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë.Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër.

    Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.

    Ashtu ndodhi!Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

    Dhe kjo, nuk është hera e parë. Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

    Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.

    P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim.

    E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!