×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati kosovar bën thirrje që qytetarët mos t’i përgjigjen fondit për ndihmë juridike për Thaçin: Është fyerje direkte për viktimat

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 21:53

    Avokati i njohur kosovar, Gazmend Halilaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen fondacionit për ndihmë juridike për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halilaj ka thënë se kjo është e palogjikshme, e paligjshme dhe fyerje direkte për viktimat shkruan Reporteri.net.

    “Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Bordi i Fondacionit ka thënë se “Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” është themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Ky është postimi i plotë i Halilajt:

    Mosss iu përgjigjeni fondacionit ,, ndihmë juridike për z.Thaqi.

    Është e pa ligjshme, e pa logjikshme dhe fyerje direkte për viktimat.

    Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.

    Sekendejmi, ai vetë ka deklarua që gjatë luftës ka qenë ,,,jashtë linjave të frontit,,.
    Shfrytëzoni ata pak cent që merrni nga trusti pencional për familjet e juaja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!