Avokati Tahir Rrecaj, ka folur pas ftesës së Speciales për presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi. I pyetur nga gazetarët se ‘a mund të ndodhë që Thaçi të ndalet në Hagë të hënën’, Rrecaj tha se nuk beson që kjo do të ndodhë.
“Një aktakuzë nuk mund të dërgohet në Gjykatë pa u ftuar i dyshuari, unë i besoj personalisht zotit Thaçi në atë që ka deklaruar se nuk është ftuar. Nuk besoj se ka rrezik që të arrestohet në Hagë zoti Thaçi sepse ai dhe të gjithë të tjerët e kanë shprehë gatishmërinë për t’u përgjigjur në këtë Gjykatë”, ka thënë ai në Debatplus .
“Ndoshta për rrethanat tona dhe praktikën tonë është e pazakonshme megjithatë rregullat dhe procedurat e Dhomave parasheh një procedurë që gjyqtarit pasi ti dorëzohet aktakuza, ka të drejtë që të kërkojë nga Prokurori që t’i dorëzojë material shtesë. Po ashtu gjyqtari i procedurës paraprake pasi ti analizojë provat e aktakuzës, mund të kërkojë nga Dhomat e Specializuara që të jap sqarime shtesë të personit të dyshuar”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.