×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati serb thotë se edhe Ramush Haradinajt i është konfirmuar aktakuza nga Specialja

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 19:59

    Avokati serb, Pregrad Saviq, po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.


    Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK-së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online, transmeton Express.

    Ndër të tjera, Saviq konfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e instancave të larta gjyqësore të Serbisë me Prokurorinë e Dhomave të Specializuara për sigurimin e provave ndaj ngritjes së aktakuzave kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

    Sipas tij, në kohën sa po shërbente si asistent i Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Vladan Batiq, u përcollën 50 mijë faqe dokumente dhe dhjetëra mijëra fotografi në adresë të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!