×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon lirimin: Do të bëjmë depozitim për ta liruar sa më shpejt

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 12:31

    Avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka kërkuar sot para panelit gjyqësor, lirim me kusht për klientin e tij.


    ”Kemi si synim që të bëjmë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht të tij sa më shpejtë të jetë e mundur”, është shprehur Venkateswari Alagendra.

    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, doli sot për herë të parë para Gjykatës Speciale.

    Ai në prezantimin e tij të parë dha një deklaratë emocionale ku i përlotur e mbrojti luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!