×
  • Lajme
  • Lajme

    “Avullohen” deputetët e Listës Serbe, erdhën në Kuvend vetëm për të mos humbur mandatet

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 12:26

    Deputetët e Listës Serbe janë parë sot në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

    Por të njëjtit, janë larguar pas pak nga salla. Kthimi tyre në Kuvend ishte e “detyrueshme”, ngase në këtë mënyrë do t’u kalonte mandati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Prezenca e tyre në Kuvend sot u bë vetëm për të vazhduar mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

    10 deputetët e Listës Serbe e realizuan betimin e deputetit në kohën kur serbët e tjerë po lëshonin institucionet.

    Por që nga ajo kohë të njëjtit nuk ishin parë më në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/

    Pas muajsh mungesë, Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!