Një vajzë nga Kosova ka mbetur e vrarë në sulmin e sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë.
Muhabi Bajrami, axha i saj, ka njoftuar për vdekjen e saj, duke thënë se humbi jetën tragjikisht.
Ai falënderoi të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këto qaste të vështira.
“Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë familjarët e miqtë, që mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nga sulmi në shkollën e mesme “BORG Dreierschützengasse” në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.
Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.
Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.