×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai dhe nëna e Memli Krasniqit në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID-19

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 21:34

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij janë të shtrirë në QKUK pas infektimit me COVID-19, gjersa ka shtuar se gjendja e tyre është e rëndë por stabile.


    Kështu u shpreh vetë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

    “Miq te respektuar, gjendja shendetesore e Edibes dhe e imja vazhdon te jete e rende, por stabile. U falenderojme nga zemra per interesimin tuaj te madh. Edhe ne kete siklet ndihemi te bekuar me miqesine dhe respektin tuaj.Vazhdoni te beni dua e lutje per ne! Mos na telefononi, sepse gjendja qe kemi nuk na jep mundesi te pergjigjemi. Kerkojme mirekuptim!”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!