Skënder Krasniqi sot pritet të dalë para Gjykatës pasi dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi.
Seanca e sotme, është pritur të mbahet nga ora 10:00, e kryesuar nga gjyqtari Avni Syla, raporton Kallxo.
Edhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi, tha se sot besohet që do të caktohet seanca për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit.
“Nesër besoj që do të caktohet seanca për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit. Çfarë do të ndodhë nuk e di”, ka thënë dje Krasniqi në Frontal.
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Babai i tij, Skender Krasniqi është i arrestuar dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.