×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Hashim Thaçit: Qëllimi i djalit tonë ka qenë liria, e presim të kthehet faqebardhë

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 19:37

    Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lirohej.


    Klan Kosova ka qëndruar sot në familjen Thaçi në Burojë të Skënderajt, në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale.

    Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”.

    “Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka deklaruar babai i Thaçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!