×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Hashim Thaçit shtrihet në spital, Hamza shkon për ta vizituar

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 11:53

    Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

    Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

    Në një foto, Hamza shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët e spitalit publik.

    Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!