×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Babai i njërit prej të arrestuarve për vrasjen rreshterit Lika: Nëse djali im veç 1% është i përfshirë, nuk i siguroj as avokat

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 16:44

    Avokatja e një prej të arrestuarve për vrasjen e Muhamed Likës, Diamant Gashit ka thënë pas përfundimit të seancës se në kërkesën për paraburgim nuk përmendet që rasti ka “lidhshmëri ideologjike, fetare, islamiste”, shkruan Reporteri.net.

    Fehmie Gashi-Bytyqi, avokatja e Diamant Gashit ka thënë para gazetarëve se klienti i saj i ka deklaruar asaj se s’ka qenë në dijeni për rastin, dhe se e kishte marrë vesh nga babai i tij për çfarë kishte ndodhur më 1 prill.

    “Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin në këtë fazë dhe gjatë gjykimit unë kërkova prokurori i çështjes i cili përfaqësonte kërkesën këtu, që së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, të dalin edhe një herë të japin sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën për caktim të paraburgimit se ka lidhmëri ideologjike, fetare, islamiste, siç po e përdorin mjetet e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edh me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre”, tha ajo.

    Por, Gashi-Bytyqi tregon se babai i Diamant Gashit ka zgjedhur të bëjë kontratë me të vetëm për fazën e hetimeve, pasi siç tregon ajo, ai i kishte thënë që nëse veç 1 për qind është djali im i përfshirë në rast, s’do të pranojë t’i sigurojë asgjë atij.

    “Për klientin tim, që është i fundit i renditur, thuhet se pas kryerjes së veprës penale e ka strehu të miturin në shtëpinë e tij, mirëpo klienti im është kategorik që s’ka qenë në dijeni çka ka ndodhë, për arsye pasi familja e tij, siç jemi ne shqiptarët, e ka një lidhje miqësore me familjen e të ndjerit, Muhamed Lika, edhe thotë se lajmin e kam marrë prej babës. Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve”.

    “Ai më ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat e asgjë t’i sigurojë atij”, tha avokatja e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!