Rexhep Podvorica, është njëri nga anëtarët e emëruar sot nga qeveria Kurti në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.
Podvorica është babai i Arbnor Podvoricës, i cili është shofer i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, mëson Gazeta Insajder përmes burimeve të saja.
Edhe djali tjetër i Rexhepit, Miloti, është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje që lidhen me aktivitetin politik të Albin Kurtit.
Rexhep Podvorica deri me sot ka mbajtur pozitën e Menaxherit të Zyrës Ligjore të KEDS-it, kurse tani është rehatuar nga Kurti në bordin e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.
Qeveria sot ka emëruar bordin e ri të Ibër Lepencit, krysues i të cilit do të jetë Hajrije Morina, ndërsa anëtarë përpos Dautajt, do të jenë edhe Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.