×
  • Lajme
  • Lajme / Flet avokati

    Babai i Thaçit në gjendje të rëndë, Specialja nuk e lejon ta vizitojë

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 19:19
    Ish-presidenti Hashim Thaçi me babain e tij, Haxhi Thaçi. Fotografi nga arkivi.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nuk është lejuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë në spital.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka MIletiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Babai i klientit tim, babai i Hashim Thaçit është shumë i sëmurë dhe është shtruar përsëri në spital. Ne kërkuam që Hashim Thaçi t’i lejohej një lirimi të shkurtër, nën mbikëqyrje, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Posaçëm e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit e refuzuan vizitën.”, ka shkruar MIletiq në rrjetin “X”.

    Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi sot është vizituar në spital nga ish-komandanti i Suprem i UÇK-së, Azem Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!