×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Zhegrovës shumë dobët me votat me postë në diasporë

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 12:23

    Babai i futbollistit të njohur, Edon Zhegrovës, Lulzimi Zhegrova, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga votat me postë të numëruara deri tani ka marrë veç 52 vota në diasporë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga 67 vendvotimeve të votave me postë, nga 188 sa janë, LDK-ja deri tani numëron 28.50% apo 5853 vota.

    Kreu i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku nga votat me postë, deri tani ka marrë 5356.

    Në vend të dytë renditet Kujtim Shala, me 3637.

    Me 3517 del të jetë i tretë Hysni Çekaj. Ndërsa pas tij renditet Doarsa Kica-Xhelili me 3008 vota, kurse Gazmend Muhaxheri ka marrë 1470 dhe renditet i pesti.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!