×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai në Suharekë e kërcënon djalin me pushkë gjuetie pas një mosmarrëveshje

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 16:27

    Dje në komunën e Suharekës është raportuar për dhunë në familje si shkak i mosmarrëveshjes së djalit me babanë e tij.


    Policia me anë të raportit 24-orësh, ka njoftuar se rreth orës 15:00, është njoftuar nga viktima mashkull (kosovar) se ka pasur një mosmarrëveshje me babanë e tij, shkruan lajmi.net.

    I njëjti ka rrëfyer se babai i tij e ka kanosur me një pushkë gjuetie.

    Më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, dhe në konsultim me prokurorin sipas raportit te policisë rasti shkon ne procedurë te rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!