Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta vrasë djalin e tij, të cilit i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur më 6 gusht në Rahovec, ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës.
L.G. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se Gjykata kompetente ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.