Një burrë nga fshati Vranjak i Rahovecit ka raportuar në Polici se i janë zhdukur djali dhe vajza.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se babai nga Rahovci ka thënë se fëmijët janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
“Fsh.Vranjak,Rahovec, 23.02.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.
Kujtojmë se policia çdo ditë në raportin e saj raporton për humbje të njerëzve.
Dje një grua kishte raportuar se vjehrra e saj kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.