Një baba ka lajmëruar se i ka ikur vajza nga shtëpia.
Që nga data 28 maj, ishte larguar vajza e tij nga shtëpia dhe ende nuk ka marrë asnjë lajm për të.
Kështu ka bërë të ditur një baba nga Fushë Kosova, duke i treguar polici se nuk kanë asnjë informacion dhe as nuk e dinë vendndodhjen e mundshme të saj.
“Fushë Kosovë 28.05.2021 – 18:00. Më 13.06.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.