Një vajzë në Mitrovicën veriore është gjetur pa shenja jete në banesë.
Një person ka raportuar në Polici se prindërit e tij që ishin duke u kujdesur për vajzën mbrëmë nuk kanë mundur të komunikojnë pasi dera e banesës ishte e mbyllur dhe ajo nuk përgjigjej.
Me të dalë Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, këta të fundit e kishin hapur derën dhe e kishin parë të vdekur brenda.
“Mitrovicë Veri 02.04.2020-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj por me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigj. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës u është liruar personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesjen e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.