×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai shqiptar ribashkohet me vajzat e tij të cilat i humbi nga vërshimet në Gjermani

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 9:39

    Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.


    Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter.

    Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare.

    A kishin qenë në gjendje të dilnin të sigurta në kohë?

    Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!” tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

    Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo!

    “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

    Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

    Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!