×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai vret djalin për pronë në Podujevë, reagon Shpejtim Bulliqi

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 21:39

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në fshatin Peran të Podujevës, ku dyshohet se babai qëlloi me kallash djalin për pronë, shkruan Reporteri.net.

    Bulliqi ka thënë se ky rast i ka tronditur të gjithë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

    “Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi.

    Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00. Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai ka deklaruar se Policia ka iniciuar tashmë një hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!