Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, është kampion në Qeveri për shpenzime nga kredit kartela, nëpërmjet së cilës ka qasje në fondet publike. Durimi, djali i tij, është kampion në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për shpenzime jashtë vendit.
Mbështetur në pasqyrën e shpenzimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” pas një kërkese të përsëritur për qasje në dokumente publike, brenda dy vjetësh zëvendëskryeministri Limaj ka harxhuar nga kredit kartela 24.612.26 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është ky harxhimi më i madh se i vetë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Kreu i Qeverisë për periudhë të njëjtë ka shpenzuar nga kredit kartela 14.747.18 euro, shumë kjo për rreth 10 mijë euro më pak se Limaj. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka harxhuar edhe më pak – 7.886.62 euro.
Mbështetur në rregulloren në fuqi, nga anëtarë të Qeverisë, me kredit kartelë mund të pajisen kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Zyrtarët e tjerë publik mund të jenë mbajtës të kartelës kreditore pas kërkesës së paraqitur nga organizata buxhetore, me aprovim të zyrtarit kryesor administrativ të kësaj organizate, dhe pas autorizimit nga Thesari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.