Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babë e djalë janë rrahur mes vete në qytetin e Drenasit.
Policia thotë se ata kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe për shkak të lëndimeve që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit kanë marrë ndihmë mjekësore.
“Gllogoc, 04.12.2021-23:32. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj kishin pësuar lëndime trupore”, njofton policia.
Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.