×
  • Lajme
  • Lajme

    “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 11:13

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur dhimbjen për humbjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçi.

    Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka ndarë ndjenjat e tij, duke theksuar se gjyshi i tij mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin e tij, Hashim Thaçin.

    Ai gjithashtu ka shkruar se Haxhi Thaçi ka qenë një frymëzim për të dhe për të gjithë familjen.

    “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe, bac”, ka shkruar Endriti.

    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, u nda nga jeta në orët e vona të së dielës, më 16 mars, disa ditë pas një vizite që i biri ia bëri, pas disa refuzimeve të Gjykatës Speciale në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!