×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri e cilëson Limajn si “njeri të luftës dhe të paqes”, thotë se VV e bën Qeverinë 100 %

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 15:54

    Kandidati për deputet i LVV-së, Agim Bahtiri, i cili ka fituar votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, ka lavdëruar kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, duke e cilësuar si njeri të luftës dhe të paqes.

    “Fatmir ka qenë njeri i luftës…edhe i paqes. Njeri që e çmoj.”, ka thënë ai.

    I pyetur për mundësinë e një koalicioni, Bahtiri ka thënës e për një gjë të tillë vendosin organet e partisë.

    “Unë nuk jam ma Agim Bahtiri por jam deputet i Republikës së Kosovës, ne marrim vendim si parti. Institucionet do t’i krijojmë së shpejti.”, tha ai.

    Ai megjithatë është shprehur shumë i bindur se LVV do ta bëjë Qeverinë e re./t7

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!