×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Kam informata që Radoiçiqi e ka rrahur disa herë Goran Rakiqin

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 16:15

    Ish kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri,  në DPT te Fidani ka thënë se ka informata që kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq ka rrahur disa herë ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

    “Kam dëgjuar disa herë prej njerëzve shumë të afërt të ish kryetarit të Mitrovicës ës Veriut se u rrahë disa herë nga Radoiçiq. Po disa herë e ka rrahë Rakiqin, unë i kam të dhënat nga njerëzve shumë të sigurtë. Jo vetëm atë, po edhe shumë të tjerë. Ai njeri i cili shkakton plagë dhe frikë për qytetarët tanë, qofshin serb apo të nacionalitetve tjera, ne jemi shtet demokratik….

    Unë kam informata që e ka rrehë edhe Rakiqin disa herë, jo vetëm një herë dhe ne e dimë atë”, ka thënë Bahtiri.

    Kujtojmë se Radoiçiq  ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.  Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

    Radoiçiq, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!