×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Bahtiri me fjalë të mëdha për Albin Kurtin, e quan Rilindas të shekullit XXI

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 9:51

    Kryetari i Mitrovicës njëherësh anëtarë i LVV-së, Agim Bahtiri pas tubimit të VV-së ka shkruar fjalë të mëdha për Albin Kurtin.


    Bahtiri thotë se është emocion i jashtëzakonshëm të qëndrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.

    Tutje ai ka thënë se shumë shpejt do të shihemi në zgjedhje.

    Postimi i plotë:

    I jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.

    Duam zgjedhje, që ta zgjedhim atë që e zgjodhëm. Duam demokraci, që ta bëjmë demokratike Kosovën nga më i miri demokrat. Duam qeveri, që të qeverisim nga qeveritari më i mirë.

    15 vjet nga lindja e Vetëvendosjes, ditëlindja e saj krenari kombëtare!

    Shihemi shumë shpejt në zgjedhje, në mejdanin e demokracisë, ku do të thahen rrenjët e hajnisë.

    AB

    https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/1230338973977279

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!