×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Mendoj se personi që shkaktoi incidentin ka qenë i dehur, më pas kërkoi falje

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 21:56

    Kryetari i Komunëns së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se personi që dëshiroi ta merrte fjalën gjatë tubimit të VV’së në Mitrovicë tentoi ta prish protokollin. Sipas Bahtirit, qytetari pasi u largua nga takimi ka kërkuar falje.


    “Sot në Mitrovicë kemi vizituar minatorët, sindikatën e pavarur me Kurtin dhe Osmanin, duke vazhduar edhe në veri matanë urës së Ibrit. Kemi vizituar edhe pjesën ku janë dy parcela të Bashkësisë Islame. Kemi shkuar te Kodra e Minatorëve, na kanë pritur qytetarët”.

    “Ka ardhur një djalë që ka qenë i panjohur për mua, mendoj se ka qenë i dehur. Dëshiroi ta marrë fjalë në mënyrë që ta prishë protokollin të cilin ne e kishim. Ai dëshirojke me cdokusht të ndërprenë këtë protokoll”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjin.

    Tutje, Bahtiri tha se ai person jeton në Prishtinë, e pasi është larguar nga vendtakimi ka kërkuar falje.

     

    “Nuk e njoh atë person. Ai jeton në Prishtinë, me aq sa kam të dhëna. Ai ka qenë qytetar i Mitrovicës dhe ka ardhur në tubim si të gjithë qytetarët e tjerë dhe fatbardhësisht është larguar aty e më pas ka kërkuar falje”, shtoi Bahtiri.

    Gjatë këtij takimi një person tentoi të pyeste diçka e nuk iu lejua. Në një video që u bë virale, Bahtiri shihej duke e sharë këtë person.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!