×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri merr vendim për xhaminë kundër së cilës protestuan banorët e Mitrovicës

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 15:21

    Ndërtimi i xhamisë në Mitrovicë është bërë “mollë sherri” javëve të fundit. Banorët kanë dalur kundër ndërtimin të kësaj xhamie duke thënë se kanë më shumë nevojë për institucione arsimore.


    Por, pavarësisht pakënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia të ndërtohet.

    “Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gurthelemi i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse përveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.

    Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.

    Ashtu siç e kam përkrahur gjithëherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.

    Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjë” shkruan Bahtiri në njoftim ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!