×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri pas koalicionit LDK-AKR-PD në Mitrovicë: Nëse kandidoj prapë, zgjedhjet kryhen pa filluar

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 21:11

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se nuk ndjehet asnjëherë i vetmuar pasi ka mbështetetjen e Zotit e pastaj edhe popullit.


    Pas lidhjes së koalicionit në nivel lokal mes LDK-AKR-PD, ka reaguar kryetari Agim Bahtiri i cili ka thënë se asnjëherë nuk ndjehet i vetmuar.

    “Në zgjedhjet e fundit NISMA-AKR-PD kanë qenë të bashkuara dhe i kanë marrë rreth 900 vota kështu që ky koalicion nuk do ta çojë LDK-në përpara aspak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Bahtiri thotë se nuk e di nëse do të jetë përsëri kandidatë për kryetar të Mitrovicës, por ai ka një mesazh nëse nominohet për këtë pozitë.

    “Nëse do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës, zgjedhjet janë kryer ende pa filluar”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!