Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka kërkuar të ashtuquajturit drejtor të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ta respektojë lejen që iu ka dhënë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Gjuriq mund të vijë sot për Gazimestan në Kosovë, ndërkaq Bahtiri i ka thënë atij se nëse vjen mund të arrestohet përsëri.
“Në të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejojmë askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës”, ka paralajmëruar ai.
Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të komunave në veri të Kosovës që të mos i dëgjojnë propagandat serbe.
“Po ashtu kërkoj nga gjithë qytetarët e komunave në veri të Kosovës, që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, sepse ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Në të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejojmë askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës.