×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri, Thaçit: Nëse formohet një qeveri e re pa zgjedhje, do të ketë vëllavrasje

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 10:21

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.


    Në një lidhje direkte në Zyrën e Ankesave në RTV Dukagjini, Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

    “Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, shkruan Telegrafi.

    I pari i Mitrovicës tutje ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

    Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së coronavirusit, ku ka theksuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.

    Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po respektojnë masat e ndërmarra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!