×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Ura e Ibrit hapet pas 5 shkurtit

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 21:28

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.

    “Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri.

    “Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet. Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.

    Bahtiri e ka akuzuar opozitën, më saktësisht, Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për moshapjen e Urës së Ibrit.

    “…sepse fuqia më e madhe për t’iu dhënë ndërkombëtarëve për të ndërhyrë ka qenë nga opozita”, ka thënë Bahtiri në DPT te Fidani.

    “Opozita e sotme, e turpshme, për arsye se të shkohet të lobohet në Amerikë mos me u hapë ura për arsye se Albini… Albini fiton bindshëm në qoftë se hapet ura, ky është turpi më i madh”, tha Bahtiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!