Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje që të mos politizohet rasti i 26 vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht dje në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Bahtiri në Klan Kosova, ka thënë që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk duhet të fajësohet, pasi sipas tij, vendimet për karantinim janë marrë nga mjekët e specializuar.
“Ngushëllime familjes së tij, është për të ardhur keq që një i ri me ka humbur jetën. Ministri Vitia ka bërë punë të shkëlqyreshme deri tani. E lus hetuesinë që të fillojë procedurën sa më shpejtë, për të gjetur shkakun e vdekjes dhe të mos politizohet”.
“Ai djalë sipas informatave që i kam ka qëndruar vetëm një natë aty. Nuk e di cili ka qenë problemi që ka ardhur deri te ky rast tragjik , atë duhet ta verifikojë hetuesia dhe të angazhohet maksimalisht për këtë çështje”.
“Ministri s’ka pse të japë dorëheqje, ai s’ka qenë fajtor. Vendimi ka qenë për të gjithë, është dhënë nga mjekët që janë të specializuar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.