Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka ‘sulmuar’ opozitën nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se kritikat e saj nuk janë për shtet, por për interesa të ngushta.
Ai ka thënë se opozita e ka vetëm një problem, e ai është kryeminsitri Albin Kurti.
“Opozita nuk e ka për shtet, sepse i kemi parë se si udhëheqin e qeverisin. Nuk e kanë për qytetarë, sepse e kemi parë se si vet janë pasuruar. Nuk e kanë për veteranët sepse i kemi parë në çfarë gjendje ekonomike i kanë sjell. Opozita e ka vetëm një problem: Albin Kurtin! Personi që këtyre që ua ka këputur pushtetin e ua ka ndalur zhvatjen. Ai madje ju pengon edhe si ekzistencë. Këtë e kanë dëshmuar edhe sa ishin në pushtet, përveçse tash në opozitë”, ka shkruar ai.
Bajçinovci ka thënë se opozita duhet ta dijë që kur del kundër Kurtit, del dhe kundër popullit.
“Por kur dalin kundër Albinit, le të dihet që po dalin kundër popullit që e mbështetë masivisht, dhe kundër kërkesës së tyre të zëshme për shtet të drejtë e zhvillimor. Parakusht i zhvillimit është drejtësia. Drejtësi përmes vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme që vetëm Qeveria e Kurtit mund ta bëjë”, ka shkruar Bajçinovci.
Postimi:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.