Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi në pjesët e murit rrethues të shtëpisë së familjes së deputetes së VV-së, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.
“Kjo po dihet që PDK-ja mund të ketë gisht në këtë, pasi deklaroi disa herë që ajo duhet ta dorëzojë mandatin. Po shpresojmë që do të ketë reagime të fuqishme ndaj kësaj gjuhe që është shënuar në muret e shtëpisë së Adelina Grainca.”
“Fidan po e sheh që para një orë opionioni publik është njoftuar se Adela Granica komplet shtëpia dhe muret jashtë u janë shënuar fjalë edhe seksiste, por besoj që do të ketë reagime. Po të ishte për dikë tjetër, reagimi do të ishte më agresiv. Kur kemi të bëjmë me seksizëm, reagimet ishin shumë agresive ditë më parë për individë të ndryshme. Besoj që do të ketë reagime ngha shoqëria civile dhe nga mediat për këtë rast. Këtu po shohim që ka më shumë seksizëm sesa politik”, tha Bajqinovci në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.