Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Agjencia për Konfiskimin e Pasurisë, që Vetëvendosje ka synim ta krijojë, do t’i hetojë vetëm politikanët dhe qytetarët që kanë lidhje me politikën.
Bajqinovci tha se kjo agjenci do të krijohet nga Kuvendi dhe vetëm Kuvendit do t’i japë përgjegjësi. Sipas tij, kjo agjenci do t’i hetojë personat vetëm përmes Gjykatës.
“Kjo agjenci do të krijohet nga Kuvendi dhe do të jetë e pavarur. Agjencia për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta konfiskojë pasurinë përmes Gjykatës. Këta po tentojnë t’i frikësojnë qytetarët e Kosovës, kinse do të hetohet mërgata, kjo s’është e vërtetë. Do të hetohet vetëm qytetari që ka lidhje me politikën”, është shprehur Bajqinovci.
Tutje, Bajqinovci tha se kjo agjenci nuk është hakmarrje politike për shkak se heton personat që kanë vjedhur pasurinë e shtetit.
“Hakmarrje politike është vetëm nëse ti dikë e heton pa të drejtë. Nuk ka hakmarrje politike nëse ti e heton atë që e ka vjedhur pasurinë shtetërore”, shtoi Bajqinovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.