Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk është e diskutueshme me askënd e as me Nismën Socialdemokrate.
Bajqinovci ka thënë se më këtë parti kanë pasur diskutime sa i përket ndarjes së posteve qeveritare, por jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
“Me Nismën ka diskutime në nivel të ndarjes së Qeverisë, jo të Kuvendit. Çështja e kryetarit të Kuvendit nuk vendoset në diskutim, këtë duhet me pas parasysh”, ka thënë Bajqinovci.
I pyetur nëse është diskutuar që Fatmir Limaj të jetë i propozuar për kryeparlamentar, ai ka thënë se kjo është diskutuar në media, por që diçka të tillë sipas informacioneve që ai ka nuk ka ndodhë.
“Unë nuk kam informacion që është diskutua çështja e kryetarit të Kuvendit, është përmend në media. E di një gjë, çështja e koalicionit qeverisës është diskutuar, sa unë kam informacion çështja e kryetarit të Kuvendit është çështje e kryer dhe i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk ka marrëveshje për këtë”, ka thënë Bajqinovci në Tëvë1.
Të martën ka dështuar edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit, që është e teta me radhë.
Në këtë seancë, e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu mori 54 vota, 3 më pak se në seancat e kaluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.