×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci: Nuk ka asnjë plasaritje mes VV-së dhe Listës Guxo

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 22:47

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk ka plasaritje mes VV-së dhe Listës Guxo të Vjosa Osmanit.


    Sot në T7, Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizajka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.

    Bajqinovci në emisionin “dPt te Fidani” thotë se sipas informatave të tij, nuk ka asnjë plasaritje mes VV-së dhe Listës Guxo.

    “Informatat të cilat i posedojë nga njerëzit kryesor të partisë, nuk ka asnjë plasaritje, nuk ka asnjë problem rreth vendimmarrjes që mund të dalin në media e të thuhet se mund të ketë plasaritje. Nuk ka asnjë plasaritje, sa i përket lëkundjes së koalicionit”, tha Bajqinovci.

    Ai thotë se koalicioni mes VV-së dhe Listës Guxo është shumë stabil.

    “Besoj që po, të paktën edhe deklaratat e liderëve kanë qenë që do të shkojmë bashkë. Jam i bindur që do të shkojmë me kandidatë të përbashkët. Shumë stabil është koalicioni. Të paktën e kisha marrë vesh, edhe nuk kish pas problem me thonë që kanë telashe, por s’ka”, shtoi Bajqinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!