Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, para pak minutash ka publikuar një fotografi të përbashkët me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e quan me nofkën “Bulldozher”.
“Unë me bullodzherin”, ka shkruar Gecaj në përshkrimin e fotografisë.
Nuk dihet se si mund t’i ketë lindur kjo ide Gecajt për ta krahasuar Veliun me një ‘bulldozher’, mbase ka marrë si përmasa gjatësinë dhe kilogramët e nënkryetarit të LDK-së.
Veliu ndryshe është një figurë me peshë në Lidhjen Demokratike të Kosovës që ushtron postin e nënkryetarit për disa vite radhazi, dhe gjithashtu drejton Komunën e Podujevës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.