Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thumbuar Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje, pas deklaratës së tij se vijat e kuqe për PDK-në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.
Gecaj tha se me këto deklarata VV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në.
“Glauk Konjufca tha se “përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mos-favorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e “parimeve” VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai.
Glauk Konjufca ka thënë se përjashtimi i koalicionit me PDK-në ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019.
“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.