Ish- ministri i Tregtisë, Bajram Hasani i cili braktisi Nismën dhe iu bashkua AAK-së, ka dalë me një njoftim.
Ai ka theksuar se është i lumtur që iu bashkua AAK-së, derisa tha fjalë të mëdha për Haradinajn.
Ai e ka qujatur kryeministrin njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
Shënimi i plotë:
Të dashur miq
Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.
Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.
Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.