×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 21:53

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se s’do të lënë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16%.

    Bajrami përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo do të bëhet së bashku me deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve.

    “Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami.

    Iniciativa qytetar “Asnjë Cent Më Shumë”, më 2 maj, ka dorëzuar zyrtarisht një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke kundërshtuar vendimin e fundit të saj për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Me dorëzimin e padisë, iniciativa në fjalë, kërkoi anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!