Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.
Bajrami ka deklaruar se këto materiale, të cilat janë kritikuar për përfshirjen e temave delikate, përbëjnë një formë të ndërtimit psikologjik dhe emocional të fëmijëve, që ajo e konsideron si një kopjim të metodave eksperimentale.
Bajrami ka theksuar se, kur ajo ishte ministre, ishte e angazhuar për të zhvilluar një iniciativë për edukatën seksuale, por që dokumentet përkatëse nuk ishin miratuar në kabinetin e saj.
Sipas saj, dokumenti i publikuar nuk lidhet me mandatin e saj.
“Ato çfarë ne i kemi parë dje të publikuar tekstet madje kemi hyrë i kemi parë edhe vetë doracakët, unë personalisht jam kundër ndërtimit psikologjik edhe emocional të fëmijëve në moshën që shkruan në doracak. Mendoj që është kopjim i metodave eksperimentale, Këto kurrikula nuk janë miratuar sa kam qenë ministre e Arsimit, kjo nuk është e vërtetë. Në kohën kur kam qenë ministre është marrë iniciativa për t’u bërë… Ky dokument nuk është miratuar të paktën prej kabinetit tim. Nuk lidhet me mandatin tim”, ka deklaruar Bajrami, në RTV Dukagjni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.