×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja e rrymës

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 23:17

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publikisht në një ballafaqim televiziv kryeminisrin në detyrë, Albin Kurti dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Bajrami, nëpërmjet një reagimi në Facebook ndaj postimit të Rizvanollit, tha se energjia elektrike që aktualisht furnizon vendin po vjen kryesisht përmes Serbisë dhe se reagimi i Rizvanollit nuk ka demantuar “asnjë fjalë” nga deklarata e saj.

    “Për militantin që do t’i shtrejtohet prapë energjia elektrike, Artanja nuk e ka demantuar asnjë fjalë nga deklarata ime. Unë kam thënë se energjia po vjen përmes Serbisë. Ajo ka thënë se ka rrjedhë fizike të energjisë nga Serbia. Është saktësisht e njëjta gjë”, tha Bajrami.

    Reagimii plotë:

    Ejani të flasim hapur:

    – Për ato që ne i dimë, e për të cilat ju nuk po guxoni të flisni.

    – Për mënyrën se si jeni shëndrruar në instrument të mafisë energjetike.

    – Për faktin se sot Kosova ka gjeneruar energji vetëm me A3, që sipas KEK-ut mbulon rreth 10% të ngarkesës, ndërsa gjithë pjesa tjetër është import.

    – Për faktin se si shumicën e ankandëve për transport të energjisë po i fitojnë NOA, kjo kompani gjigande që ka lulëzu në qeverisjen e juaj dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit, për të cilat Artanja, Kurti dhe LVV nuk nxjerrin asnjë fjalë nga goja. NOA po prin edhe në import.

    – Flasim për tenderin me negociata të KEK-ut në shumë prej137 milionësh pa studim të fizibilitetit (Rehabilitimi dhe Modernizimi i A3, i hapur që nga 22 janari i këtij viti).

    – Për avaritë në baza mujore në KEK,

    – e për të gjitha këto e të tjera që qojnë ujë vetëm në mulli të tregtarëve të energjisë/kumbarëve të qeverisë.

    Ejani, unë ju pres!

    Heshtja juaj po bërtet.

    Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!