Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur deputetit të VV’së, Hekuran Muratit, i icili tha se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.
Bajrami ka thënë se “vendin në kohën e UNMIK’ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV”, shkruan Reporteri.net.
“Për me tepër është LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar VV’në se po e mban peng shtetin.
“Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë. Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët. Propozimi për Qeveri Transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.
Murati tha se sot se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.
Sipas tij, opozita ka mbetur pa një zgjidhje tjetër dhe propozimin për një qeveri tranzicionale e ka nxjerr si kartën e fundit.
“Refuzojnë ftesat për bashkëpunim, refuzojnë zgjidhjen me votim të fshehtë, e akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim. Kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër, pos hipokrizi. Deri tani as nuk është vënë në testim votimi i fshehtë. Tani kur ka filluar që pagat të rrjedhin nuk po u bëhet dert. Përgjigjja u dha një ditë me herët nga një zëdhënës, një ditë me pas u zyrtarizua nga kryesia, vendimmarrja në këtë rast është zhvendosur nga kryesia e organet në një vend tjetër. Përgjigjja e tillë neve na befasoi. Tani e kanë nxjerr edhe kartën e fundit si në kohën e UNMIK-ut. Kjo nuk është serioze”, tha Murati./Reporteri.net
Murati: Propozimi i LDK-së na kthen në kohën e UNMIK-ut, bëhet kur ka luftë civile