×
  • Lajme
  • Lajme / Energji

    Bajrami i reagon Rizvanollit: KEK-u sot 64 euro për megavat, nesër 99, pas dy muajsh 260 euro

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 18:28

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar të furnizojë me energji ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë, por që ende nuk kanë arritur të lidhin kontrata me furnizues të tjerë.

    Ajo tha se sipas njoftimit të KEK-ut, energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme është siguruar me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat orë (€/MWh), përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX).

    Nuk ka vonuar shumë dhe Rizvanollit i ka reaguar kryetarja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila përmes një postimi në Facebook shkruar se sot 64, kurse nesër 99 euro çmimi për megavat orë e pas dy muajsh 260 euro, shkruan Reporteri.net.

    “Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditë mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Sot 64 euro, nesër 99 euro , sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregullum kushton vetëm 29.6 Euro?

    Kur kanë shku Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë mendu që kanë me ndryshu Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritë.

    Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV.

    Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet

    – plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it,

    – plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS,

    – plus kosto e KECOS (se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u),

    – plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën.

    Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro.

    Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh.

    Sa do të jetë pasnesër?

    Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditë mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!